Ankand publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

NP  “Veprimtaritë komunale” ka përfunduar fazën e parë të riparimit të objekteve në Tregun e suvenirëve.Drejtori i kësaj ndërmarrje Sait Katana tha se  në këtë fazë të parë janë rinovuar 11 shtëpizat montazhe prandaj shpallet ankandi publik për dhenien me qera të tregut të suvenireve për vitin kalendarik 2015 , i cili do të mbahet të enjten me 30 prill në orën 12 në hapsirat e NP “Veprimtaritë komunale”.

Në fazën e dytë do të rinovohen 8 lokalet afariste , ku do të bëhet ndërrimi i bravarisë, vendosja e rrethojave si dhe ndriçimi tek pjesa e lokaleve. Punimet i kryen sektori i kësaj ndërmarrje Komunalit tjera.

Drejtori Katana tha se të interesuarit që do të marrin pjesë në ankand janë të obliguar që para mbajtjes së ankandit të paguajnë 20 % të çmimit fillestar të parapar në ankand për objektet përkatëse.

Në sajtin e NP “Veprimtaritë komunale” janë të paraqitura edhe çmimet e objekteve të cilat variojnë nga shuma 1000 deri në 6000 euro, në varësi të pozicionit se ku ndodhet i vendosur objekti.

Objektet jepen në shfrytezim për afatin kohor një vjeçar.

Share.