ANEKS MARRËVESHJE GJUKANOVIQ- CUNGU

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat e Podgoricës njoftojnë se sot, lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq dhe homologu I tij i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu do të nënshkruajnë Aneksin e marrëveshjes së koalicionit të këtyre dy partive.

Nga PDS-ja, Marrëveshja do të nënshkruhet në ndërtesën e vjetër të Qeverisë.

PDS-ja dhe “Forca” kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për ushtrimin e pushtetit në nivel shtetëror pas zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2012.Zyrtarët më të lartë të Forcës,vazhdimisht kanë deklaruar për Televizionin Teuta se nuk janë të kënaqur me dinamikën e realizimit të këtij dokumenti.

Më heret, drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq ka deklaruar se Partia Demokratike e Socialistëve do të ketë bisedime me të gjithë partitë nacionale shqiptare.

Share.