Ambasadorja Rajnke: Të gjithë të punojnë për uljen e tensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zhvillimet e fundit në Mal të Zi po shqetësojnë partnerët perëndimor, tha ambasadorja e SHBA në Mal të Zi Xhudi Rajzing Rajnke.

Në një prononcim të sajin ajo tha se përçarjet dhe polarizimi është thelluar dhe u bëri thirrje , si pozitës ashtu edhe opozitës, që të punojnë për uljen e tensioneve.

“Duhet t’i drejtohemi qeverisë, kryeministrit, zotit Beçiq, Abazoviq për të përmbushur premtimet që ata bënë një vit më parë, se Mali i Zi do të mbetet në kursin euroatlantik, për të ruajtur elementët kryesorë të politikës së jashtme në mënyrë që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Apelojmë tek presidenti Gjukanoviq, PDS dhe figuarat opozitare që të punojnë në interes të qytetarëve. Mesazhi im u drejtohet të dyja palëve, edhe qeverisë dhe opozitës. Dua të theksoj se e ardhmja evropiane është rrugë që të gjithë e keni zgjedhur, kjo është ajo për të cilën të gjithë pajtoheni. Drejtoni fokusin tuaj në identifikimin e atyre sferave ku mund të arrihet përparim , menjanoni pëçarjet dhe rritjen e tensioneve, të cilat do të ishin poligon për ndikime dashakeqe. Kjo është rruga të cilën duhet të ndiqni. Ngrini zërin dhe kërkoni nga politikanët zgjidhje konstruktive në vend të retorikës që përçan njerëzit.”, tha Rajnke.

Share.