Ambasadorja Ozan shtroi mëngjes pune, paralajmëroi arrdhjen e presidentit Erdogan dhe investime të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja e Republikës së Turqisë Songun Ozan shtroi sot një mëngjes pune në rezidencën turke, ku me këtë rast gazetarët e pranishëm paten mundësinë të shtrojnë pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimet e shumta të bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Në pyetjen tonë se a pritet të vijë presidenti I Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ambasadorja u shpreh se janë duke u përgatitur çështjet protokolare dhe pritet që së shpejti të kemi edhe datën e saktë të ardhjes së Erdoganit në Mal të Zi, por kjo gjithsesi do të ndodh gjatë këtij viti, saktësoi Ambasadorja Ozan.

Gjatë takimit ambasadorja Ozan shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që kanë gjetur në Mal të Zi, duke theksuar se investitorët turk janë shumë të kënaqur me shërbimet që kanë në Mal të Zi, e posaçërisht tregoi se ka shumë investitor të interesuar të cilët pritet që të vijnë së shpejti.

Lidhur me investimet e mundshme në Ulqin, ambasadorja u shpreh se janë duke u zhvillur disa bisedime për investime edhe në Ulqin sepse ka investitor të interesuar, të cilët pritet se do të vijnë së shpejti. Ajo paralajmëroi edhe vizitën e një forumi të bizneseve turke në Mal të Zi, I cili do të mbahet në Podgoricë së shpejti, dhe të cilët janë ndërmarrje potenciale për investime.

“Mali I Zi është vend I qetë, I bukur dhe miqësorë. Në Turqi ka shumë marketing të mirë për qytetet e Malit të Zi, si vend turistik, e sidomos është e preferuar për ta kaluar muajin e mjaltit”, theksoi ambasadorja Ozan.

Ambasadorja Ozan poashtu theksoi një experience të mire me studenta të cilët kanë studiuar në Turqi dhe të cilët në të shumtën e rasteve kanë arritur të punësohen, kryesisht në Podgoricë, në ndërmarrjet turke. Ambasada ka një bazë të të dhënave të studentave që kryejnë studimet në Turqi, aktualisht numron mbi 300 studenta të diplomuar në profile të ndryshme dhe të cilët janë potencial për punësime në ndërmarrjet turke.

Ajo poashtu veçoi edhe investimet dhe donacionet e shumta të cilat I ka realizuar Agjensioni TIKA në fusha të ndryshme dhe në teritore të ndryshme nëpër Mal të Zi, duke përmendur edhe donacionin aktual për Komunën e Tuzit, kamionin për grumbullimin e mbeturinave.

“Pandemija gjatë kësaj periudhe ka ndikuar shumë në të gjitha fushat, e poashtu edhe tek investimet e mirëfillta, por shpresojmë se kjo do të largohet shpejt dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunijmë dhe të investojmë në këtë shtet miqësorë”, tha Ozan.

Në prag të përvjetorit të grushtetit në Turqi, 15 korrikut(2016), ambasadorja Ozan shprehu keqardhje për atë ngjarje në të cilën strukturat e formuara paralele vunë në rrezik shtetin turk.

Ilmira Lika

Share.