AMBASADORJA E SHBA-ve MARGARET UEHARA VIZITOI KRIPOREN E ULQINIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Ulqin për vizitë zyrtare qendroi Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ekselenca e saj Margaret En Uehara, e cila takimet e para I zhvilloi në Kriporen e Ulqinit.  Atje u takua me drejtorin e NP “Parqet nacionale” Zoran Mrdak I cili I prezentoi situatën aktuale në këtë ndërmarrje si dhe planet e menaxhimt të saj për muajt në vijim, derisa ata të jenë menaxhues të Kripores. Mrdak tha se gjendja ishte mjaft e rëndë por tani udhëheqësia e re ka bërë disa ndryshime. Ai tha se grupi punues takohet cdo muaj, kanë bërë disa renovime të vogla, me ndihmën e Ambasadës gjermane dhe qeverisë së Malit të Zi. Ai theksoi se kripa e cila gjendet në depon e kripores nuk është e shitur akoma. Për momentin në kripore janë të punësuar 20 persona, kurse për grumbullimin e ardhshëm do të merren të punësuar shtesë në koordinim me sindikatin e kripores.

Poashtu gjatë takimit prezent ishin edhe deputetët Genci Nimanbegu dhe Dritan Abazoviq, të cilët poashtu pasqyruan situatën e kësaj ndërmarrje duke bërë një retrospective nga e kaluara.

Deputeti Nimanbegu u fokusua te miratimi I ndryshimit të Ligjit për planin hapsinor në vitin 2012 në Kuvendin e Malit të Zi me të cilin u ndërpre afera e atëhershme e ndërtimit të objekteve turistike në Kriporen  e Ulqinit, i cili ishte parakushti kryesorë që ajo të vazhdojë të jetë ndërmarrje e prodhimit të kripës. Ai poashtu ka falenderuar  faktorin  ndërkombëtarë I cili ka ndikuar që të merren masat dhe të vehet dorë mbi kripore, edhe pse ajo tani është në gjendje të mjerueshme, punëtorët kanë mbetur pa punë, mekanizimi është dëmtuar dhe vjedhur, kurse kripa ka mbetur në grumbull e pashitur. Nimanbegu tha se shpreson që udhëheqësia e re do ta valorizojë këtë pasuri për të mirën e të gjithëve.

Edhe deputeti Abazoviq në fjalën e tij përmendi mjaft problematika të kësaj ndërmarrje me të cilat është ballafaquar por si çështje kryesore veçoi situatën e pronësisë, pasiqë sipas tij, ajo gjendet në hipotekë  nga ish pronari Baroviq, I cili tërë pronën e ka vënë në hipotekë tek Banka e pare dhe tek Banka komerciale malazeze  për të marrë kredi, kështuqë çdo pronarë që dëshiron të investojë në kripore duhet të merret vesh së pari me bankë.

Ambasadorja Uehara, pasiqë I dëgjoi të gjitha problematikat me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje me “mundësi gjigante” vizitoi edhe pjesët e objekteve dhe makinerinë e  mbetur, muzeun e kripores, repartet e prodhimit te dikurshem dhe bazenet e kripores.

Share.