AMBASADORJA AMERIKANE VIZITOI ULQININ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Ulqin qëndroi për vizitë ambasadorja e SHBA-së në Podgoricë Margaret Ujehara. Takimi i parë ishte planifikuar me kreun e qytetit Nazif Cungu dhe  bashkëpunëtorët e tij.  Kryetari Cungu duke i uruar mirëseardhje i bëri një panoramë të qytetit në shumë këndëvështrime, duke u ndalur veçmas në fushën e turizmit si një prej  sektorëve kryesorë. Ai foli për investimet e pritshme dhe zhvillimin e qëndrueshem të qytetit dhe shprehu interesimin edhe për për investitorët amerikan këtë kur kemi parasyshe që në SHBA jeton një komunitet i madh i  njerëzve tanë.

Nga ana tjetër ambasadorja  Ujehara duke falenderuar për pritjen , veçoi  bukuritë e Ulqinit, u ndal tek kriporja, foli për mundësitë e bashkëpunimit  dhe të investimeve nga diaspora, premtoi angazhim të ambasadës në këtë drejtim, por dhe duke bërë thirje për lehtësimin e procedurave për investitorët e mundëshëm.

Pas një takimi tepër miqësorë dhe të hapur u ra dakort që komuna e Ulqinit  të aplikojë me një projekt pranë ambasadës që ajo të mbështesë vazhdimin e projektit të kompjuterizimit të shërbimeve në komunën tonë, nëpërmes  granteve për rritjen e transparencës që ambasada i ka në dispozicion.

 

Share.