Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vizitë Forcës së Re Demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Kumtesë për media e Forces se Re Demokratike me rastin e vizites se Ambasadorit te Shqiperise:

Sot Ekselenca e tij Ernal Filo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, me bashkëpunëtorët vizitoi zyrat e Forcës së Re Demokratike ku u takua me Kryetarin z.Nazif Cungu, Zv.Kryetarin z.Xhaudet Cakuli, Kryetaren e forumit të gruas znj.Afërdita Pelingu dhe me anëtarin e Këshillit Qëndror z.Fuad Haxhibeti .

Me këtë rast biseda dhe takimi u përqendrua në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore,problemet në arsim, zhvillimin ekonomik, restitucionin e pronave dhe shumë çeshtje tjera të cilët brengosin shqiptarët në Mal të Zi,me qellim të zgjidhjeve dhe realizimitë të tyre.

Shërbimi informativ i Forcës

Share.