Ambasadori Kurtezi: Kryesimi i OSBE – Arritje e politikës së jashtme të Shqipërisë

0

Nga data 9 janar 2020, Republika e Shqipërisë mori edhe zyrtarisht kryesuesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe ky është një moment historik i Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo.

Lidhur me këtë ngarje tejet të rëndësishme, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z.Ridi Kurtezi deklaroi:

“Vendimi për ti besuar Shqipërisë drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), përbën një arritje të rëndësishme në politikën e jashtme te Republikës së Shqipërisë. Duke marrë Kryesinë e Radhës së OSBE për vitin 2020, Shqipëria angazhohet për të punuar në drejtim të forcimit të paqes dhe sigurisë në hapësirën e OSBE-së.”

Ai poashtu theksoi edhe disa nga prioritetet kryesore gjatë Kryesisë shqiptare të OSBE-së, të cilat mund ti lexoni në vazhdim: 

1.Dimensioni Politik dhe Ushtarak:  Zgjidhja e konflikteve dhe përpjekjet për parandalimin e tyre do të jenë në krye të agjendës shqiptare, duke filluar nga ripërtëritja e veprimeve për të kontribuar në zgjidhjen paqësore të krizës në dhe përreth Ukrainës, e cila mbetet sfida më urgjente e sigurisë në Evropë. 
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rolit të grave në proceset e paqes. Kryesia shqiptare do të përqendrohet në realitetin shqetësues të grave që vazhdojnë të jenë të ndikuara në mënyrë disproporcionale nga konfliktet në rajonin e OSBE dhe në mbarë botën. 
Kryesia Shqiptare e OSBE-së do t’i japë përparësi ri-gjallërimit të dialogut brenda Organizatës.  

2.Dimensioni Ekonomik: 
Kryesia shqiptare e OSBE-së në vitin 2020 do t’i japë   prioritet luftës kundër korrupsionit dhe promovimit të  mirëqeverisjes. Korrupsioni shkatërron themelet e besimit midis qytetarëve dhe shtetit. Kjo është një pengesë kryesore për rritjen ekonomike dhe ushqen pabarazinë, mosndëshkimin dhe paqëndrueshmërinë. Kryesia shqiptare gjithashtu ka për qëllim t’i kushtojë vëmendje mbrojtjes së mjedisit, dhe të sigurojë një balancë midis çështjeve ekonomike dhe mjedisore.  3.Dimensioni Njerëzor: Dimensioni Njerëzor përbën një nga shtyllat kryesore që mbështesin mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në Evropë. Racizmi, ksenofobia dhe format e tjera të mungesë së tolerancës vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë e shoqërive tona gjithnjë e më të ndryshme. Kryesia shqiptare do të punojë për të promovuar tolerancën dhe mos diskriminimin, duke nxitur një ndjenjë më të fortë për sigurinë në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. 

Në fund, Ambasadori Kurtezi theksoi se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian është sot në ballë të angazhimit ndërkombëtar ndaj dhe kryesimi i saj nga Shqipëria përbën një ndërmarrje dhe një aksion diplomatik të rëndësishëm dhe angazhues, përballimi i të cilës, do të kërkojë një përqasje gjithëpërfshirëse dhe ndërinstitucionale.

Share.