Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë vizitoi komunën e Tuzit

0

Kryetari i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, nënkryetari i komunës, z. Ivan Ivanaj dhe kryetari i kuvendit, z. Fadil Kajoshaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Mal të Zi,   dr Robert Veber.  Fillimisht  kryetari Gjeloshaj njoftoi Ambasadorin për punën dhe funksionimin e Komunës së Tuzit, si dhe për projektet të cilat janë në plan të realizohen.  Gjeloshaj gjithashtu theksoi edhe marrëdhëniet e mira me Gjermaninë si  përkrahëse e Malit të Zi dhe shteteve te rajonit drejt aderimit në Bashkimin Europian. Ambasadori Veber, u shpreh i kënaqur për këtë vizitë dhe përgëzoi udhëheqësinë e komunës  për angazhimin dhe punën e arritur deri më tani. Gjithashtu gjatë këtij takimi, u shpreh edhe gatishmëria e të dy palëve për bashkëpunim, duke theksuar se marrëdhëniet me Ambasaden Gjermane janë shume të mira dhe miqësore. Udhëheqësia e komunës së Tuzit falenderuan Ambasadorin gjerman për vizitën dhe interesimin e treguar në të gjitha sfidat qe ka Komuna më e re në Mal të Zi , Tuzi, duke shpresuar se në të ardhmën bashkpunimi do të rritet.

Share.