Ambasadori i Kosovës vizitoi Komunën e Ulqinit

0

Kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, priti në kabinetin e tij ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa. Kryetari Nrekiq përgëzoi ambasadorin për postin e ri duke uruar edhe mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve të sapombajtura në Kosovë,  në të cilat udhëheqësit e partive treguan frymë demokratike duke e pranuar menjëherë rezultatin zgjedhor me çka treguan rrespekt ndaj elektoratit dhe institucioneve. Në takim u shqyrtuan tema të ndryshme në interes të përbashkët me theks në mundësit e krijimit të hapësirave të reja për bashkëpunim. Në takim u vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe u shqyrtuan mundësitë për tërheqjen e  mjeteve nga Bashkimi Evropian dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, thuhet në kumtesën e Komunës së Ulqinit.

Share.