Ambasadori i Gjermanisë vizitoi Ulqinin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nenkryetarët Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha  zhvilluan  një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Podgorice Dr. Robert Veber.  Kryetari, Nrekiq  e  njoftoi  ambasadorin gjerman me asetet e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Ulqinit  dhe historinë e lashtë të tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e komunes në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.  Nga ana e tij ambasadori gjerman ka falenderuar kryetarin  për pritjen dhe deklaroi se Ulqini  është një qytet mjaft i rëndësishëm turistik dhe me resurse të mëdha ekonomike dhe mjaft tërheqës për gjermanët. Më pas Weber u takua edhe me kryetarin e Kuvendit Komunal Ilir Çapuni dhe përfaqësues të partive politike, ku u shtjelluan disa tema, si Kriporja e Ulqinit dhe zhvillimi turistik i qytetit, për çka do të ketë përkrahje të vazhdueshme nga ana e shtetit gjerman.

Share.