Ambasada e SHBA: Disa media në Mal të Zi nën ndikim direkt të Rusisë

0

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Mal të Zi, Judy Kuo, tha se tri media që veprojnë në tregun malazez, janë burime manipulimi, dezinformimi dhe të lidhura me qeverinë ruse. Ajo përmendi portalet “IN4S”, “Borba” dhe “Sputnik”, si media që janë nën kontroll apo në ndikim direkt nga Kremlini. Duke folur në një konferencë në Podgoricë ajo tha se të rinjtë dhe publiku i gjerë janë mjaft të ndjeshëm ndaj informacionit të rrejshëm dhe llojeve të ndryshme të manipulimit nga ana e mediave. Diplomatja amerikane përmendi shembullin, kur mediat “me qëllim prezantuan histori të sajuara për krijimin e bazave të NATO-s në Mal të Zi duke pretenduar se Mali i Zi mori pajisjet ushtarake për t’i përdorur kundër Serbisë dhe Rusisë”. Ajo deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë investuar në nisma që mbështesin përpjekjet e Malit të Zi, për të luftuar fushatat e dezinformimit. Pas deklaratave të saj kanë reaguar edhe përfaqësuesit e partive pro serbe në Mal të Zi, të cilët deklaratat e saj a i kanë quajtur si përzierje në punët e mbrendshme të Malit të Zi dhe tentativë për të ndikuar në skenën mediatike.

Share.