Ambasada e Emirateve të Bashkuara ndihmon përsëri familjet në nevojë

0

Edhe në prag të Kurban Bajramit, Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe vazhdon me ndihmën për familjet në nevojë në Komunën e Ulqinit. Kësaj radhe për këto familje janë dhuruar pajisje për amvisëri për të cilat ato kanë shumë nevojë. Në shpërndarjen e tyre ishin prezent ambasadori i Emirateve të Bashkuara, shkelqësia e tij Abdulsalam Hareb Obaid Al Romaithi, kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpuntorë, si dhe kryeimami i BI të Ulqinit, Ali Bardhi. Kryetari Nrekiq falenderoi ambasadën e Emirateve për ndihmën e vazhdueshme ndaj familjeve në  nevojë në komunën tonë, kurse ambasadori Al Romaithi premtoi se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Share.

Leave A Reply