“Amaneti” deri tani ndau rreth 8.300 racione të ushqimit falas

0

Nga fillimi i janarit e deri tani shoqata “Amaneti” ka bërë ndarjen e rreth 8.300 racioneve të ushqimit falas  për familjet në nevojë në Komunën e Ulqinit. Anëtari i Bordit drejtues të kësaj shoqate, Nevryz Shaptafi, tha per TV Teuta, se puna është duke vijuar mire falë aktivistëve të palodhur dhe donacioneve që vijnë nga qytetarët. Vitin e kaluar stafi i “Amanetit” kishte marrë një qëndrim që kushdo që kërkonte ushqim mos ti refuzohej, dhe për këtë ka pasur edhe keqpërdorime, por këtë vit është bërë kategorizimi i personave me gjendje të vështirë materiale dhe ndarja e ushqimit është më e drejtë. Amaneti do të vazhdojë të ndajë ushqim deri në fund të muajit shkurt. Çdo ditë ndahen 220-250 porcione ku 100 prej tyre  ndahen nëpër shtëpia.

Share.