Alternativa Shqiptare me listë afirmative në zgjedhjet në Podgoricë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Alternativa Shqiptare në zgjedhjet lokale në Podgoricë do të marrë pjesë me listë afirmative e cila partive të pakicave u mundëson prag më të ulët për hyrjen në parlamentin lokal.

Bartësi i listës, Nik Gjeloshaj, shpreson se kjo parti në zgjedhje do të ketë edhe përkrahjen e një pjese të votuesve të Lidhjes Demokratike Shqiptare, e cila i bojkoton zgjedhjet, si dhe votuesve të pakënaqur të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, e cila do të marrë pjesë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve.

Për të kaluar pragun për hyrjen në parlamentin lokal mendohet se partitë duhet të grumbullojnë rreth 3500 vota, por për listat afirmative, kjo mund të jetë edhe për gjysëm më pak vota, në varësi të pjesmarrjes në zgjedhje. Në Ulqin, Partia Boshnjake realizoi hyrjen në parlament në bazë të listës afirmative të pakicave, duke siguruar 343 vota, kurse partitë e tjera me numër edhe më të madh të votave mbeten jashtë pragut.

Share.