Albin Kurti, kryeministër i ri i Kosovës

0

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime e votoi Qeverinë e Re të Republikës të udhëhequr nga Albin Kurti. Të pranishëm në seancë ishin 76 deputetë, kurse para votimit, seancën e kanë braktisur deputetët e PDK-së dhe AAK-së. Pas votimit, kabineti qeveritar ka bërë betimin solemn.

Qeveria Kurti do të përbëhet nga  dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra. Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane, kurse  Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheqë me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Mbrojtjes, Arsimit, Kulturës dhe të Bujqësisë.

Tre ministritë e tjera, ajo e Administrimit dhe Pushtetit Lokal,  e Kthimit dhe e Zhvillit Rajonal do të drejtohen nga minoritetet. Kryetare e Kuvendit me 65 vota u zgjodh Vjosa Osmani nga LDK, e cila është e para grua në krye të këtij insititucioni.

Share.