ALARMI PËR ASOCIACIONIN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar se Asociacioni i Komunave Serbe është ndër temat më të vështira gjatë bisedimeve në Bruksel me palën serbe, madje duke paralajmëruar se mund të ketë edhe kompromise për këtë çështje.

Deklaratat e tilla të shefit të ekzekutivit janë përcjellë me reagime të ashpra nga opozita në Kuvendin e Kosovës, të cilët kanë thënë se partitë e koalicionit qeverisës janë një hap drejt krijimit të një entiteti autonom serb brenda Kosovës.“Kryeministri duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes ‘Zajednicës’ është e papranueshme”, ka deklaruar kreu i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri.

Share.