Akuaparku përsëri në qendër të vëmendjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, priti në takim përfaqsuesit  e kompanisë turke “Polin”, në lidhje me ndërtimin e shumpërfolur të akuaparkut në qytetin tonë.

Në takim u bisedua për masat që duhen ndërmarrë për eliminimin e të gjitha pengesave për realizimin e këtij investimi aq të rëndësishëm. Kryetari Cungu për televizionin Teuta tha se zhvendosja në lokacionin tjetër kërkon punimin e dokumentacionit të ri për ndërtimin e akuaparkut, ndër to edhe lejen e Drejtorisë për fluturime të Malit të Zi, e cila këtë zonë e ka paraparë për aeroport sportiv.

Cungu tha se gojarisht kanë marrë përgjigje pozitive dhe pritet që e njëjta gjë të bëhet edhe me shkrim.

Nga kompania turke u shprehen se interesimi i tyre për ndërtimin e akuaparkut vazhdon, dhe në rast se çdo gjë shkon sipas parashikimeve, punimet mund të fillojnë në muajin tetor.

Share.