Aktivitet humanitar i Kishës së Braticës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për të katërtin vit me radhë kisha e Braticës në sheshin e Shën Ndout priti fëmijët jetim nga Sarajeva. Për rreth 15 ditë aq sa fëmijët do te qëndrojnë në Mal të Zi vizituan disa qytete, Ulqini ishte njëri ndër qytetet mikëpritëse i cili ju shtroj një darkë modeste dhe përgaditi një sërë aktivitetesh. Don Gabriell Grabanica është iniciatori i këtij aktiviteti humanitar.

Është ironia e fatit që disa çifte dëshirojnë të kenë fëmijë, por nuk munden, e nga ana tjetër ka nga ato të cilët i braktisin.

Murgesha e Krishtit Femi është e falenderuar për mikëpritjen dhe ndihmen që ju ofrojnë gjithë këto vite.

Në mesin e 17 fëmijëve  është dhe vogëlushja 3 vjeçare Katarina e cila u braktis nga familja e saj kur ishte vetem  6 muajshe.

Izabela Pepgjonoviq është nje nga  animatoret e shumte, e cila ishte e angazhuar  të argëtonte të ftuarit.

Fëmijët ishin shumë të lumtur gjatë vizitës së kishës së Braticës dhe atë e shprehën para mikrofonit të televizionit Teuta.

Aktivitete të tjera humanitare do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nga kisha e Braticës e cila sidomos në rastet e nevojës ka treguar që gjithë këto vite është në shërbim të tyre.

Share.