Aksioni për konfiskimin e bagëtive endacake-në terren asnjë bagëti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia komunale në mënyrë intensive është duke kontrolluar terrenin në zonën e Shtojit  për të gjetur bagëti të trasha endacake që bredhin rrugëve  dhe në pjesë të tjera të Shtojit.

“Kryeshefi  i policisë komunale , Saubih Mehmeti për televizioin Teuta shprehet se inspekcionet janë në terren, por gjer më tani nuk kanë hasur në asnjë bagëti,ç farë është befasuese sepse ditë më parë këtu ka pasur kope të tëra me lopë.

Eksiston mundësia që apeli ynë , dhe qëndrimi që do ta çojmë deri në fund  këtë aksion  po duket se ka dhënë rezultate dhe pronarët janë  vetëdinjësuar që mund të ballafaqohen me procedura ligjore,çka do të thotë mund të ju konfiskohen bagëtitë, ku do të penalizoheshin edhe me të holla” u shpreh ai.

Policia komunale është e vendosur që këtë aksion ta çojnë deri në fund, pasi tani nuk kanë më pengesa ligjore dhe e kanë të sigurur  azilin.

Share.