Aksionerët e vegjël kërkojnë që të mos miratohet huamarrja e Karismës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aksionerët vegjël të Rivierës së Ulqinit nuk janë dakord që të miratohet huamarrja e kompanisë Karisma, e cila për 30 vite ka marrë me qira hotelet “Bellevue” dhe “Olimpik”.

Kjo kompani ka kërkuar miratimin për huamarrje të 11 milionë eurove nga Erste dhe CKB banka, për të cilët garant do të jenë pikërisht dy hotelet në fjalë. Qeveria e ka miratuar huamarrjen e Karismës, por ajo duhet të verifikohet në kuvendin e aksionerëve, ku Qeveria ka shumicën. Aksionerët e vegjël thonë se Karisma nuk jep kurrfarë garancie për kthimin e borxhit, i cili në rast se nuk shlyhet , bën që bankat të bëhen pronare të këtyre dy hoteleve, kurse Karisma largohet me 11 milionë euro. Aksionerët e vegjël thonë se në kuvend do të votojnë kundër, por presin që përfaëqsuesit e Qeverisë ta miratojnë huamarrjen.

Share.