Aksionerët e Rivierës së Ulqinit të indinjuar me Çapriqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aksionerët e vegjël të Rivierës ës Ulqinit janë shprehur të indinjuar me refuzimin e shefit të katastrit në Ulqin Xhevdet Çapriq, për të regjistruar Adën si pasuri të Rivierës së Ulqinit, edhe pse Ministria e financave qysh me 24 tetor e ka hedhur poshtë vendimin e tij për të refuzuar kërkesën e tyre.

Përfaqësuesit e tyre Mirosllav Purko Jeliçiq dhe Tripko Grgoviq,  thanë për Vijesti  se në periudhën e kaluar janë treguar mjaft ët durueshëm , por sjellja e Çapriq i ka kaluar të gjitha masat. Ato kanë njoftuar se nëse nuk bëhet regjistrimi i Adës si pasuri e Rivierës do të nisin procedurën për kompensimin e dëmit i cili kap shifra milionëshe.

Share.