Aksione për pastërtinë e qytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja publike “Veprimtaritë Komunale” vazhdon të punojë me një ritëm më të lartë për pastrimin e qytetit të Ulqinit. Përvec mirëmbajtjes së përditshme të pastërtise dhe grumbullimit të mbeturinave, kohët e fundit ka pasur edhe disa aksione të cilët jo pak kanë ndihmuar në përmirsimin e gjendjes së përgjithshme të qytetit. Bie në sy pastrimi i zonave të gjelbërta në Kala,  e cila si zone historike ka gjithmonë nevojë për pastrimin e saj. Gjithashtu puntorët e kësaj ndërmarrjeje bënë edhe riparimin dhe ngjyrosjen e kontejnerëve të mbeturinave, me shpresë se të paktën gjatë dimrit banorët e qytetit do ti përdorin si duhet, e jo ti hedhin mbeturinat vend e pa vend. Edhe në ditët në vazhdim pastrimi I qytetit do të vijojë me të njejtin intensitet.

Share.