Aksion policor: Arrestohen me dhjetra pjestarë të bandave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një aksion të madh të policisë dhe Prokurorisë Speciale, sot janë arrestuar me dhjetra persona të cilët dyshohen për krime të ndryshme, dhe si pjestarë të bandave kriminale, njoftojnë mediat malazeze.

Shefi i skuadrës speciale të policisë Dragan Radonjiq,  konfirmoi se në aksion janë arrestuar 21 persona , kurse 7 të tjerë janë të përfshirë në hetime. Në këtë aksionë shtë arrestuar edhe Mirko Jankoviq, i dyshuar për djegjen e automjetit të shefit të policisë Dejan Knezheviq. Të arrestuarit janë nga Podgorica , Berane dhe  Tuzi, tek të cilët gjatë aksionit janë gjetur një sasi lëndësh narkotike si dhe armë dhe municione.

Share.