“Merimanga” në aksion për zhvendosjen e makinave të vjetra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga dita e nesërme , me 9 gusht,  policia komunale do të nis aksionin për zhvendosjen  e makinave të vjetra që kanë okupuar hapësirat publike dhe trotuarët, deklaroi për televizionin Teuta, kryeshefi i policisë komunale , Saubih Mehmeti.

Ai thotë se qysh para një muaji policia  në çdo veturë ka ngjitur njoftimin që pronarët ti menjanojnë veturat e tyre, në mënyrë  që tu shmangen shpenzimeve të konsiderueshme , të cilat janë më së pakti 200 euro.

Përveç kësaj duhet të paguhet edhe qëndrimi në vendin e caktuar , ku pas 10 ditëve automjetet  i dorëzohen Drejtorisë për Pasuri të Malit të Zi, sqaron Mehmeti. Sipas të dhënave të cilat posedon policia komunale në  komunën e Ulqinit ndodhen rreth 50 vetura që kanë okupuar hapësirat publike, por pas njoftimin ky numër ka rënë në 30.

Share.