Aksion i mbjelljes së bimës “Fotinia”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit  dhe NP “Veprimtarite Komunale”  realizuan aksionin e mbjelljes së bimës dekorative “Fotinia” .  Funksioni i mbjelljes së kësaj bime do të jetë zbukurimi i qytetit por edhe formimi i gardhit të gjallë për të ndaluar kalimin e këmbësorëve vend e pavend,  kështu u shpreh për Televizionin Teuta drejtori i NP “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziqi.

Shifra për realizimin e mbjelljes së kësaj bime arrin në 12 000 euro. Sektori i gjelbërimit do të jetë në përkujdesje të këtyre bimeve dekorative, ndërsa nga qytetarët kërkohet që të rrespektohen rregullat e këmbësorëve ,mos të kalohet vend e pavend ku edhe demtohen pjesët e gjelbëruara të qytetit.

Share.