Aksidenti tragjik në Kroaci, ministri Mehaj dekoroi kolonelin Rajko Periq me medaljen “Shërbim i shquar”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim të veçantë këshilltarin ushtarak kroat në kuadër të NALT-it në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Rajko Periq.Me këtë rast, ministri Mehaj, në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm  në menaxhimin e fatkeqësisë tragjike të javës së kaluar në Sllavonski Brod të Kroacisë, kolonelin Periq dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar”.Gjithashtu, ai shprehu edhe falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional, në këshillë-dhënie për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Mehaj, ndër të tjera theksoi edhe njëherë vlerësimin e lartë për lidhjen e natyrshme dhe bashkëpunimin e fuqishëm me shtetin mik kroat, të dëshmuar edhe në rastin e fatkeqësisë tragjike në Kroaci.Nga ana e tij, kolonel Periq, shprehu përshtypjet dhe admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen.Koloneli Periq, përkushtimin e tij për mbështetje nga autoritetet kroate është duke e dëshmuar edhe në koordinimin e mbështetjes së mundshme në menaxhimin e zjarreve të ditëve të fundit.Ndryshe, më 25 korrik, një autobus me qytetarë të Kosovës që po vinin nga Gjermania u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën 10 qytetarë nga Kosova, mërgimtarë dhe më shumë se 40 u lënduan.

Share.