Aksidenti në Shtoj: Policia arreston Bernard Dusheviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Ulqinit ka arrestuar sot Bernard Dusheviq, si shkaktar indirekt për vdekjen e Nuo Selçanin në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë në Shtoj.

Dusheviq është pronar i lopëve me të cilat Selçanin u përplas me makinë, dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Ky është rasti i dytë fatal mbrenda një kohe të shkurtër në Shtoj, si pasojë e përplasjes me bagëtitë që lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në këtë zonë.

Në fillim të shtatorit në rrethana të ngjajshme u aksidentua dhe humbi jetën Milan Todoroviq nga Beogradi, kurse kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin, Loro Nrekiq, kaloi me dëmtime të lehta.

Share.