Aksident në Shtoj si pasojë e kafshëve në rrugë. Deri tani 16 viktima si pasojë asidenteve të tilla

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë rreth orës  18.00 në  aksin rrugor Ulqin –Shtoj ka ndodhur një aksident rrugor si pasojë e përplasjes me bagëti,  në të cilin për fat të mire nuk pati pasoja në njerëz, por pati dëme të konsiderueshme materiale.

Përkundër të gjitha përpjekjeve të Policisë Komunale në Ulqin, bagëtitë në rrugë e Ulqinit, e sidomos në këtë aks rrugorë , janë një dukuri e kahmotshme, dhe në këtë aspekt nuk ka ndonjë përmirsim.

Kryeshefi I Policisë Komunale Milazim Mustafa shprehet se këto bagëti nuk janë të regjistruara,nuk ju dihet pronari dhe bredhin pa kontroll nëpër rrugë. Janë marrë disa inciativa për kapjen e tyre por pa ndonjë sukses të madh, pasi bëhet fjalë për bagëti të egra dhe të rrezikshme për tu transportuar deri në hanin e bagëtive që është  ndërtuar në Shtoj.

Sipas Mustafës zgjidhja e vetme mbetet të sigurohet një pushkë speciale për vëndosjen  në gjumë të kafshëve  ,në këtë mënyrë do mund të bëhet edhe transporti më i lehtë i tyre.

Albert Kastrati, kryetar i Bashkësisë Lokale të Shtojit do të nisë një iniciativë për nënkshrimin e një peticioni për largimin e bagëtive të trasha nga rrugët.Sipas tij, deri tani në këtë aks rrugor jetën kanë humbur 16 veta, ku më së shumti bëhet falë për persona të rinj.Ai  në mars të këti viti ka dërguar një shkrese në adresë të Policisë Komunale, Drejtorisë  për Siguri ushqimore, çështje veterinare dhe fitosanitare, dhe kryetarit të komunës,  ku kërkon që në mënyrë urgjente të merren masa për zgjidhjen e këtij problem shumë vjeçar. Përgjigje ka marrë vetëm nga kryeshefi I Policisë Komunale, i cili sqaron se janë ndërmarrë masa por pa sukses.

Share.