Aksident në rrugën Podgoricë – Tivar. Dy të vdekur, disa të lënduar

0

Në një aksident të ndodhur ditën e sotme në rrugën Podgoricë – Tivar, në afërsi të tunelit Sozina, kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar së paku edhe tre të tjerë, bëjnë të njohur mediat e vendit. Sipas burimeve policore, në aksident kanë marrë pjesë dy automjete, njëri me targa të Bosnjes kurse tjetri me ato italiane, dhe si pasojë shtetasit boshnjak kanë humbur jetën  kurse personat e tjerë u lënduan, ndër të cilët njëri në rrezik për jetën. Të lënduarit janë transportuar për në Qendrën Spitalore në Podgoricë.

Share.

Leave A Reply