Akcion humanitar: Ti ndihmojmë Adea Dervishagës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër prej orës 9 deri në orën 11 para Shtëpisë së Shëndetit dhe komunës së Ulqinit do të organizohet aksion humanitar për të ndihmuar Adea Dervishagën. Adea e vogël vuan nga paraliza cerebrale dhe për shërimin e saj në Turqi nevojiten 45,000,00 euro. Prindërit e Adeës nuk mund të sigurojnë këto mjete dhe për këtë arsye do të vendoset kutia para dy institucioneve të lartpërmendura. Në këtë akcion do të jenë të pranishëm: psikologja Liridona Bushati, mësuesja Merita Kollari, si dhe fizioterapisti Astrit Nikaj. Të gjithë të cilët kanë mundësi le ti ndihmojnë Adea Dervishagës që të jetë e barabartë me bashkëmoshatarët e saj.

Share.