Air Montenegro fluturoi, udhëtarët e parë fudbollistët e kombëtares së Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me nisjen e ekipit kombëtar malazez të fudbollit në Sarajevë, aeroplani i Air Montenegro u ngrit për herë të parë nga aeroporti i Podgoricës. Është një fluturim charter, ndërsa fluturimet tregtare janë planifikuar për 10 qershor. Ky fluturim charter shënoi fillimin e operacioneve të fluturimit të linjës ajrore kombëtare. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Predrag Todoroviq tha se Air Montenegro u bë funksionale vetëm pas tre muaj e gjysmë që nga themelimi i saj. Ai tha se ata kanë një nder të madh për të njoftuar zyrtarisht fillimin e operacioneve të linjës ajrore të re shtetërore, veçanërisht pasi fluturimi i parë u organizua për ekipin malazias të futbollit në Sarajevë. “Kjo është një nga arsyet pse ne ekzistojmë – për të ndihmuar ekonominë dhe turizmin e Malit të Zi dhe të gjitha njësive të tjera,” u tha Todoroviq gazetarëve në aeroportin e Podgoricës. Ai kujtoi se kompania kishte vetëm një letër më 8 shkurt, domethënë, ishte regjistruar në Regjistrin Qendror të Subjekteve të Biznesit (CRPS) dhe nuk kishte asgjë më shumë – pa njerëz, pa zyra, pa kompjuterë, pa aeroplanë. “Sot, tre muaj e gjysmë më vonë, ne jemi një kompani funksionale që ka dy avionë në pronësinë e saj, një strukturë e plotë që funksionon dhe një sistem i ri shpërndarje për shitjet e biletave. Tre muaj e gjysmë më vonë, ne jemi të gatshëm të bëjmë fluturimin e parë dhe jemi jashtëzakonisht krenarë për të gjitha ato, “tha Todoroviq.

Share.