Ahmet Haxhimehmedoviq kampion i Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kampionati i kick boxit të Malit të Zi është një kompeticion në nivel të lartë, ku garojnë vetëm ato më të mirit. Ahmet Haxhimehmedoviq është garuesi i klubit të kick boxit “Albulena” i cili në raundin e tretë me nokaut e mund kundërshtarin e tij Nikolla Simoviq nga Podgorica dhe në këtë mënyrë shpallet kampion. Pas titullit kampion, Ahmeti është shumë i lumtur që puna e tij u vërejt dhe që ky titull do jetë një motiv edhe më i madh që të vazhdoj ende dhe më tepër të punojë dhe të përfaqësoj Ulqinin në garime të nivelit shtetëror, ballkanik, europian, pse jo edhe botëror.

Ahmeti është shumë modest sa i përket suksesit të tij, dhe ai falenderon trajnerët, Agron Ujkashin dhe Zeqo Tafën, dhe shton se ato janë personat të cilët e sollën deri tek fitorja, sepse me punën e tyre dhe këshillat e tyre e fitova Kampionatin.

Share.