Aftësim për 125 praktikant

0

Aftësimi profesional i personave me arsim të lartë si në vitet e kaluara filloi më 15 janar dhe do të zgjasë nëntë muaj. Këshilltarja  e  Pavarur për Punë me Punëdhënësit në  Entin për Punësim  Danijella Klikovac, tha se interesi i  praktikantëve për të kryer aftësimin professional ishte i njëjtë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Gjithsej 94 të diplomuar do të  kryejnë aftësimin professional në Komunën e Ulqinit  ndërsa  në nivelin e Malit të Zi shifra arrin në  tre mijë e nëntë persona. Deri më tani në programin për aftësim professional kanë kaluar , 23.914 studentë të arsimit të lartë shtatë cikleve të mëparshme.

Share.