Afaristët të shqetësuar për sezonin turistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pyetja më e madhe e cila lidhet me frikën të cilët e kanë të gjithë ata afaristë që merren me turizëm është se a do të dështojë  sezoni turistik si shkak i punimeve në infrastrukturën rrugore edhe gjatë sezonit turistik? Mysafirët e emisionit “Flasim” të Televizionit Teuta, dy afaristë të njohur të turizmit, Prel Shkrela pronar i plazhit “Copacabana” e njëherit edhe kryetar i shoqatës së qiramarrësve të plazheve dhe Halil Dali Truma pronar i plazhit “Saranda”, njëzëri shprehen se kjo sezonë turistike i ka humbur tashmë 45 ditë, shkak i mos vënjes në funksion të rrugës Ulqin – Krythë dhe mos interesimi nga pushteti lokal e aj qëndror që përgatitjet e sezonit të bëhen në kohë.

“ Në njëzetë vitet e fundit asgjë nuk është punuar në të mirë të Ulqinit , por vetem po bëjmë hapa mbrapa”, shprehet Prela. Truma shton : “Punësimet partiake dhe marrja e posteve drejtues nga përfaqësuesit politik të cilët janë të profileve jo të përshtatëshme është duke na çuar drejtë një rruge të pa suksesshme.”

Share.