Aeroportet e Malit të Zi: Lonçareviq je dorëheqje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës Ekzekutive të Aeroporteve të Malit të Zi, Ana Lonçareviq, dha dorëheqjen nga ajo pozitë, u konfirmua nga kjo kompani. Lonçareviq në këtë pozitë u emërua si persona jo partiak.  Ajo deklaroi se dha dorëheqjen për shkak të dallimeve të pakapërcyeshme me autoritetet lidhur me mënyrën dhe organizimin e punës së kësaj kompaniet. Në një letër të mëparshme drejtuar ministrit të investimeve kapitale, Mlalden Bojaniq, ajo paralajmëroi se Aeroportet janë në probleme financiare dhe nëse nuk marrin ndihmë nga shteti, ata mund të mbyllen  për trafik para sezonit turistik 2021, i cili do të shembte ekonominë malazeze. Lonçareviq kërkoi që kësaj kompanie t’i mundësohet të mbledhin borxhin që morën pas vendimeve gjygjsore  kundër linjës ajrore tashmë të fikur, “Montenegro Airlines”.

Share.