Aeroplani i Rayyan Air goditet nga rufeja mbi Podgoricë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aeroplani i linjës Stokholm-Podgoricë i kompanisë Rayyan Air, mbrëmë sëhtë detyruar të ulet në Sofje, pasi mbi Podgoricë është goditur nga rrufeja. Aeroplani duhej të ulej në aeroportin e Podgoricës në orën 20,00 , por si pasojë e motit të keq nuk pati mundësi të ulej, kur edhe u godit nga rrufeja çka detyroi uljen në kryeqytetin bullgar, ku ndodhet shërbimi teknik i kësaj kompanie. Në këtë incident nuk ka pasur pasoja për pasagjerët. Për arsye të motit të keq, mbrëmë nga aeroporti i Podgoricës janë anuluar edhe fluturime të tjera.

Share.