Administrata e falimentimit të Kripores e shiti pompën me vlerë 75.000  për 400 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punonjësit e dikurshëm dhe aktualë të Kripores së Ulqinit, mbetën të habitur kur mësuan se administrata e falimentimit e kësaj kompanie, e shiti pompën e cila furnizonte me ujë fushat e kripës, kurse pompa e re e cila u ble në vitin 2011, dhe që ishte në funksionim vetëm për disa muaj – u “copëtua” në hekurishte. Punëtorët dyshojnë se ky lloj shkatërrimi i trashëgimisë së ish gjigandit, ishte i qëllimshëm. Sipas përfaqësuesit të ish-punëtorëve Sasha Mitroviq,  pompa në fjalë kishte vlerë rreth 75.000 euro, kurse u shit për vetëm 400. Ata thonë se për shkak të fenomeneve të tilla, kthimi në gjendje normale i Kripores do të zgjatet për të paktën dy vite dhe se do të duhen dy herë më shumë fonde për të mundësuar funksionimin e rregullt të saj. Një nga të paktët punonjës aktivë në Kripore, Agim Cuca për TV Teuta vlerëson se kjo është goditja e fundit për këtë kompani, para fillimit t ri, të cilin të gjithë po e shpresojnë.

Tashmë në Kripore pothuajse asgjë nuk ka mbetur, përveç pompës që bën hedhjen e ujit. Të punësuarit  apelojnë për ruajtjen e asaj pjese që mund të ruhet, në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillohet me sanimin e digave.

Share.