Ada e Bunës në rrezik për zhdukje

Ada e Bunës në rrezik për zhdukje

0

Ada e Bunës në rrezik për zhdukje

Ujdhesa në derdhjen e lumit Buna, e njohur si Ada e Bunës, ditë për ditë po shkon drejt humbjes së sipërfaqes si pasojë e erozionit, çka së shpejti do të sjellë edhe zhdukjen e saj, konstatojnë hulumtimet shkencore, por edhe syri i lirë. Në një editorial të Qendrës për Gazetari Hulumtuese, punonjësit turistik dhe ambientalistët e Ulqinit, tregojnë se Ada e Bunës ka humbur me dhjetra metra katrorë sipërfaqe vetëm në këto 30 vitet e fundit. Ky proces ka filluar para shumë dekadash dhe është përkeqësuar me ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Drin, të cilë kanë zvogluar prurjet e ujit dhe të rërës në Bunë, e si pasojë zvoglimin gradual të Adës. Ekspertët thonë se lumi Buna në vitet 50-ta, kishte prurje dy herë e gjysëm më të mëdha se aktualisht. Gjatë kësaj periudhe në përkeqësimin e situatës ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe mungesa e masave nga organet kompetente të Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilat kanë bërë shumë pak për të parandaluar eskalimin e problemit. Ambientalistët paralajmërojnë se pa masa urgjente, Ada e Bunës mund të zhduket për një kohë të shkurtër.

Please follow and like us: