Ada Buna e spallur per “Zone te qetenatyrore”, denime te larta per mosrespektim te rregullave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne mbledhjen e fundit te kuvendit te komunes se Ulqinit te mbajtur dje,  nder shume pika te shqyrtuara dhe te votuara, me se shumti ka krijuar hapesire  mediatike propozimi I keshilltarit te Forces Ardian Mavriqit  mbi zonat akustike ne teritorin e Ulqinit, propozim I cili eshte votuar njezeri.  Ne kete kategori jane renditur zona e Valdanosit, objektet fetare, Kalaja, muzeu, biblioteka, turizmi shendetesore, pushimoret dhe parqet ne afersi te hoteleve dhe Plazhit te Madh dhe ne qytet, si dhe zona me atraktive e verimit Ada e Bunes. Nga tani, niveli me I larte I yhurmes ne Ade, me decibella do te jete 35-35-30, qe eshte ekuivalent me forcen e zerit te cilin e prodhon biseda ose cicerima e zogut.  Per mosrespektimin e ketij vendimi jane parashikuar denime te larta, edhe deri ne 10 mije euro, kurse nga shoqata Ada e Bunes jane te kenaqur me eliminimin e nje problem shume te madh ne kete zone.

„Une shpresoj se kjo do te thote nje kohe e re per Bunen. Te gjithe vuajme per ato koherat e vjetra kur Buna ishte e qete, por ajo me nuk eshte dhe duhet te ecim me tutje. Eshte tani e jona qe Bunen ta bejme ashtu sic duhet te jete, e ajo eshte qetesia, paqa, pushimi, dhe asesi mbremje argetuese dhe gjerat te cilat kane ndodhur koheve te fundit“, ka deklaruar Sasha Capunoviq ne emer te shoqates.

Poashtu edhe Ardian Mavriqi, funksioner i Forces, dhe  si propozues i ketij vendimi, u shpreh se ndertimi i pakontrolluar i shtepizave ne Bune, zhurmes, ujrave te  zeza te cilat e ndotin kete resurs natyrore,  ka sjelle deri te sfidat e shumta qe i kane sot  per te ruajtur Bunen ashtu sic ishte dikur.

Mavriq u shpreh i kenaqur me vendimin qe Ada e Bunes te identifikohet si „Zone e qete ne natyre“ dhe me kete ajo ngadale po u rikthehet vlerave me te cilat ishte dikur e njohur.

Sipas keshilltarit Mavriq, ne periudhen e ardhshme presin qe kjo pjese e Komunes te behet e njohur per lundrueshmeri deri  ne Liqenin e Shkodres, muzikes cilesore, dhe aktiviteteve tendrzshme te cilat duhet ti zhvillojme si te mira kulturore te lumit Buna.

Share.