Acari i dimrit ndikon pozitivisht në ullishtari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ky vit mund të jetë një vit i bereqetshëm I ullishtës,pasi acari ndikon pozitivisht në frytëdhënjen e ullishtës,shprehet këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit , Omer Dragovoja.

Bimët kanë caqet e tyre fiziologjike e biologjike të përcaktuara ,dhe acari i dimrit nuk I dëmton ato. Përkundrazi, kur dimri është dimër në kohën e vet, kjo ndikon pozitiv në vegjetacionin e bimës.

Të ftohtit me disa gradë nën zero, shkatërron bazën dimëruese të shumë dëmtuesëve e sëmundjeve të bimëve bujqësore. Por jo vetëm kaq,atmosfera në kohë të akullt është shumë më e pastër, insektvrasëse dhe pa pluhura,shton Dragovoja

Pas 20 shkurtit është koha më e përshtatshme për krasitjen e ullirit.Dragovoja jep sqarime edhe për periudhën më të përshtatshme të krasitjes .

 

Fshatrat përzgjat lumit Buna që tash më shumë se 45 ditë janë të përmbytura kanë pas dëme të konsiderueshme në të mbjella ,pemtari dhe bujqësi. Dragovoja shprehet se akoma nuk është dal në terren për të evidentuar dëmet,por që ka pasur thirrje telefonike.

 

Share.