Rreth Nesh

Rreth Nesh

TELEVIZIONI TEUTA – ULQIN

RTV «MIR&TEUTA», është themeluar në vitin 1998, kurse programin e vet e emiton në gjuhën shqipe dhe serbe. Kjo është media e parë dygjuhësore elektronike e pavarur në Mal të Zi, e cila bashkësinë nacionale   shqiptare dhe qytetarët tjerë në zonën kufitare të Malit të Zi e Shqipërisë, në mënyrë objektive i informon me të gjitha ngjarjet më të rëndësishme në vend dhe në botë, posaçërisht në qeverisjet lokale të Ulqinit, Tivarit/të një pjese të Krajës/ Tuzit /Malësisë/ dhe Podgoricës.

TV Teuta programin e vet ka filluar ta emitojë më 1 maj 2002 nga studio në Tuz, por në nëntor 2004, selinë e vet e ka zhvendosur në Ulqin. Me sinjalin e vet mbulon zonën e komunës së Ulqinit, të Tivarit, Tuzit e Podgoricës, si dhe pjesën e Shqipërisë së Veriut .

Tek shikuesit menjëherë është pranuar si media profesionale,e cila kontribuon dukshëm në jetën informative, kulturore dhe arsimore në zonat kufitare të Malit të Zi, duke zhvilluar frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës.

Sipas kërkimeve tona dhe analizave të Agjencisë së Radiodifuzionit të Malit të Zi, TV Teuta në Ulqin, përkatësisht në rajonet që i mbulon, është media më e shikuar. Në Ulqin, madje, arrin edhe deri në 90 për qind.

TV Teuta është anëtare, përkatësisht themeluese e UNEM-it, -Shoqatës së mediave të pavaruara elektronike të Malit të Zi dhe të Institutit të medias të Malit të Zi.

PROGRAMIN DHE EMISIONET E TV TEUTA MUND TI NDIQNI PËRMES:

-EXTRA TV – KANALI 220
-TV ALB/DIASPORË NË AMERIKË DHE KANADA
– YOUTUBE  – TV TEUTA
-FACEBOOK-TELEVIZIONI TEUTA
-WWW.AULONA.DE/ NË INTERNET

It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on Twitter