Abazoviq vaksinohet me AstraZeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu edhe siç njoftoi vetë ditën e djeshme, zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u vaksinua sot kundër Covid 19. Ai u vaksinua publikisht “me vaksinën e AstraZeneca. “Nëse 23 milion britanikë mund të vaksinohen me AstraZeneka, edhe unë mund të bëj,” tha Abazoviq. Vaksinimi, shtoi ai, shpëton jetë por edhe ekonominë. Ai tha se Mali i Zi nuk do të jetë një destinacion i dëshirueshëm turistik nëse kemi një përqindje të ulët të popullsisë së vaksinuar. Abazoviq u bëri thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në mënyrë aktive në fushatën e imunizimit.

Share.