Abazoviq: U qëndroj pas deklaratave për bashkëpunimin e gjygjësorit me krimin e organizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Këshillin për mbrojtje dhe siguri pranë Kuvendit të Malit të Zi, u zhvillua dëgjimi kontrollues i zv.kryeministrit Dritan Abazoviq, lidhur me aksionet e fundit kundër krimit të organizuar. Abazoviq gjatë fjalës së tij  tha se u qëndron pas fjalëve të thëna pas lirimit nga gjygjtari Bashoviq të pjestarëve të klanit Kavaç, se ekziston bashkëpunim në mes mafias dhe instancave gjygjsore.

“Unë absolutisht nuk turpërohem nga ajo që kam thënë dhe do ta përsëris kudo që të jetë e nevojshme. Mendoj se vendimi i gjyqtarit ilustrohet më së miri nga Këshilli, i cili ndryshoi vendimin dy orë më vonë. Me siguri që ai është një profesionist, dhe unë nuk e akuzoj se është i korruptuar apo i friksuar, por e gjithë kjo çon në diçka që nuk është shumë normale,” tha Abazoviq.

Ai potencoi se Mali i Zi nuk mund të jetë vend i drejtësisë nësë ndonjë gjygjtar apo prokuror nuk përgjigjet për veprimet e veta. Disa antarë të këshillit e kritikuan Abazoviq për deklaratat e tija në drejtim të gjygjtarit Bashoviq, të cilat sipas tyre përbëjnë presion politik ndaj sistemit gjygjsor. Po ashtu u hodhën edhe dyshime nëse provat të cilat iu dhanë gjykatësit ishin të mjaftueshme për të caktuar masën e paraburgimit, çka u demantua nga Abazoviq, i cili tha se të arrestuarit plotësonin 3 nga 4 kushtet për të qëndruar në paraburgim. Antarët e Këshillit nga opozita kërkuan që gjygjtari në fjalë të thetohet nëse ka prova se bashkëpunon me krimin e organizuar, ose të tregohet kujdes me deklarata që cënojnë pavarsinë e tyre, kurse ata të pozitës bënë thirrje që të përkrahet lufta kundër krimit.

Share.