Abazoviq takohet me Ramën dhe Metën – Pikat e reja kufitare do të ndihmonin zhvillimin ekonomik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u takua në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në nbisedë me Ramën, Abazoviq deklaroi se marrëdhëniet e përgjithshme ndërshtetërore janë shumë të mira, bazuar në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimit, të forcuara nga partneriteti në Aleancë dhe qëllimet e përbashkëta në nivelin rajonal dhe perspektivën evropiane.

Abazoviq theksoi nevojën për të forcuar marrëdhëniet ekonomike, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe vlerësimin e potencialeve të shumta, e cila është një hapësirë ​​e rëndësishme për përmirësimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Kryeministri Edi Rama deklaroi se të dy vendet kanë një vizion të qartë për një të ardhme evropiane, të cilën ata e kanë treguar me anëtarësimin e tyre të plotë në NATO dhe përpjekjet për të qenë pjesë e BE.

Abazoviq dhe Rama ranë dakord se projekti i përbashkët për ndërtimin  urës në Bunë, midis Shtojit dhe Velipojës, do të kontribuonte shumë në lëvizjen e njerëzve dhe do të tërheqte investitorë të huaj në këtë zonë atraktive.  Gjithashtu, bashkëbiseduesit diskutuan mundësitë e valorizimit të Liqenit të Shkodrës, duke theksuar se ai është një potencial jashtëzakonisht i vlefshëm natyror.  U bisedua gjithashtu për hapjen e pikës kufitare në Triesh, e cila do të lidhë Podgoricën me zonën e Plavës dhe Gucisë, por gjithashtu do ta bëjë të arritshme pjesën veriore të Shqipërisë.

Abazoviq dhe Rama ranë dakord që marrëdhëniet në nivelin politik mund të vlerësohen si shumë të mira dhe nënkuptojnë kontakte të shpeshta në nivelin më të lartë, bashkëpunim brenda procesit të integrimit, duke pasur parasysh orientimet e përbashkëta të politikës së jashtme dhe angazhim për bashkëpunim rajonal.

Abazoviq u takua edhe me presidentin Ilir Meta me të cilin folën për nevojën e hapjes së pikës kufitare Skje-Zogaj, e cila  do të lidhte të dy zonat dhe do të hapte mundësi për valorizmimin e kësaj pjese të Liqenit të Shkodrës. Abazoviq dhe Meta ranë dakord që bashkëpunimi i ngushtë dhe intensiv është i rëndësishëm për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore si gazsjellësi dhe autostrada  Adriatiko-Joniane (IAP) por edhe atyre më të vogla, çka do të siguronte përfitime të konsiderueshme në sektorin energjisë dhe atë turistik, thuhet në deklaratë.

Share.