Abazoviq takohet me Camaj dhe Hasangjekaj – Nevojitet pjesmarrje më e madhe e pakicave në administratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq priti sot në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve Nikollë Camaj dhe Kryetarin e Kuvendit Komunal të Gucisë,  Bujar Hasangjekaj, më të cilët u diskutua rëndësia e pjesmarrjes më të madhe të pakicave në administratën publike. Në takim u fol edhe për situatën në komunat e Tuzit dhe Gucisë si dhe mundësitë e zhvillimit të tyre të mëtejshëm. Bashkëbiseduesit ranë dakord sepërfundimi i rindërtimit të rrugës Dinoshë-Triesh dhe hapja e një kalimi të ri kufitar me Shqipërinë do të përmirësojë shumë lidhjen midis Podgoricës, Tuzit dhe Gucisë, si dhe do të zvogëlojë distancën midis atyre komunave në vetëm 70 kilometra . Bashkëbiseduesit ranë dakord se të gjithë zyrtarët publikë duhet të japin kontributin maksimal në mënyrë që të zvogëlojnë tensionet në shoqëri dhe të promovojnë një shtet multietnik, multi-konfesional dhe qytetar, i cili duhet të jetë garantues i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Share.