Abazoviq: Sipas gjasave URA në zgjedhje do të dalë e vetme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, tha për  televizionin Teuta se dalja nga Qeveria ishte vendim i drejtë, për shkak se marrëveshja u shkel nga ana e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Sipas Abazoviq, nëse një palë nuk respekton palën tjetër dhe shkel atë çka është nënshkruar, atëherë parimore është shkëputje e bashkëpunimit. Në lidhje me zgjedhjet parlamentare , ai tha se ministri Danilloviq i Demos ka përkrahjene  tyre për kontrollin e procesit zgjedhor, kurse sa i përket URA-s, sipas gjasave në zgjedhje do të dalë e vetme, çka sipas tij ndoshta edhe është vendimi më e drejtë.

Share.