Abazoviq : Pro rindërtimit të qeverisë por kundër imponimit të çdo subjetki politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës kryeministri Dritan Abazoviq tha se ai nuk ka asgjë kundër rindërtimit dhe përmirësimit të punës së qeverisë, por siç shtoi ai, ai është kundër imponimit të çdo subjekti politik që të bëhet vetëm ashtu  si i shkon për shtat atyre. Sipas Abazoviq, rindërtimi i qeverisë është një çështje politike. “Unë nuk jam kundër përmirësimit , mendoj se ka shumë hapësirë ​​që Qeveria të bëjë shumë gjëra në një mënyrë më të mirë. Unë jamë kundër asaj që cili do qoftë ai subjekt politik të imponojë vetëm atë që i përshtatet për vete. Unë jam për dialog dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të përmirësuar efikasitetin e përgjithshëm, nuk kam asgjë kundër “, deklaroi Abzaoviq. Gjëja më e rëndësishme është që, siç thotë ai, sezoni turistik të jetë i suksesshëm, ku ai pret që do të jetë i jashtëzakonshëm.”Unë mendoj se mesazhi më i rëndësishëm është miratimi i buxhetit të shtetit,” tha Abazoviq.

Share.