Abazoviq me ulqinakët në Durrës: Kjo qeveri e ka synim zhvillimin e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshe nga qeveria e mëparshme, kjo qeveri do të ketë kujdes të veçantë për Ulqinin, si një qytet me potencial të jashtëzakonshëm natyror dhe ekonomik, tha zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë takimit me përfaqësuesit e Shoqatës së ulqinakëve në Durrës, duke potencuar kthimin e ullishtës së Valdanosit dhe ndalimin e erozionit në Adë si vetëm fillim të këtij angazhimi.

“Unë jam veçanërisht i lumtur që Ulqini dhe Plazhi i Madh janë një hit turistik në Ballkan këtë sezon, dhe se i njëjti po i tejkalon të gjitha pritjet e mundshme,” tha Abazoviq.

Ai informoi bashkëbiseduesit për proceset aktuale politike në Mal të Zi dhe vendosmërinë e vendit që të jetë anëtar i radhës i BE-së.  Duke folur për marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, ai deklaroi se ato janë të mira dhe miqësore dhe theksoi rëndësinë e lidhjeve të mira rajonale, bashkëpunimin dhe promovimin e paqes dhe tolerancës për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Abazoviq informoi përfaqësuesit e Shoqatës së ulqinakëve në Durrës për projektet e infrastrukturore  që diskutoi me zyrtarët e vendit, të cilat duhet të lidhin Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy destinacione turistike të njohura në Detin Adriatik. “- thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Përfaqësuesit e shoqatës shprehën mirënjohje për takimin me Abazoviq, duke mirëpritur gatishmërinë e qeverisë për t’iu përkushtuar me ndjeshmëri të veçantë Ulqinit dhe potencialeve të tij natyrore dhe ekonomike”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Share.