Abazoviq me Komshiq dhe Xhaferoviq: Ne duam të ndërtojmë të ardhmen evropiane të Malit të Zi dhe rajonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës Kryeministri Abazoviq theksoi se lidhjet më të mira infrastrukturore çojnë në një lëvizshmëri më të madhe dhe se kjo do të çojë në lidhje më të mira në rajon dhe thyerjen e paragjykimeve midis njerëzve. Në këtë kuptim, zëvëndës Kryeministri Abazoviq theksoi rëndësinë e rindërtimit të rrugës Shqepan pole – Foça, si dhe ndërtimin e një ure të re në atë pjesë.

Zëvëndës Kryeministri Abazoviq theksoi se ekziston një rrezik i mundshëm që ndërtimi i hidrocentralit Buk Bijela mund të ketë pasoja të mëdha për mjedisin e Malit të Zi, por gjithashtu të rrezikojë Parkun Kombëtar Durmitor, si një vend i trashëgimisë së UNESCO-s.

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Shefik Xhaferoviq vuri në dukje se Mali i Zi dhe B dhe H kanë intensifikuar bashkëpunimin, duke theksuar se Bosnje dhe Hercegovina luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit dhe Malit të Zi. Xhaferoviq shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e Zëvendës Kryeministrit Abazoviq në përkujtim në Potoçari dhe për votimin e Rezolutës mbi gjenocidin në Srebrenicë  në Parlamentin e Malit të Zi, duke deklaruar se ishte një akt civilizimi.

Ai theksoi se projekti i Hidro elektranës Buk – Bijela është i diskutueshëm dhe se ai ndodhet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Anëtari i Presidencës së B dhe H Zhelko Komshiq vuri në dukje se B dhe H dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyera, e cila kurorëzon çështjen e zgjidhur më parë të kufirit. Komshiq deklaroi se është e rëndësishme që të mos ketë ndryshime në ritmin e marrëdhënieve. Ai shprehu kënaqësinë që Mali i Zi po ndjek rrugën e NATO-s dhe BE-së.

Abazoviq, Komshiq dhe Xhaferoviq gjithashtu biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe energjisë.

Share.